Britani/ Propozohen masa edhe për fëmijët që shkelin karantinën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2020, 23:45

Federata e Policisë Metropolitane, ka kërkuar që prindërit të gjobiten nëse fëmijët e tyre adoleshente shkelin karantinën. Për të detyruar qytetarët të zbatojnë rregullat e qeverisë, duhen marrë masa të tjera. Deri tani, duket se britanikët nuk po rreshtin së shkeluri karantinën, duke rrezikuar kështu përshpejtimin e përhapjes së Covid 19.

Ken Marsh, kreu i Federatës Metropolitane, i cili përfaqëson 30,000 oficerë në kryeqytet, tha që policia aktualisht nuk mund të zbatojë këshilla të qeverisë për grupe të rinjsh që refuzuan udhëzimet e policisë për të shkuar në shtëpi dhe të izolohen.

Ken Marsh u shpreh:

Ne i kthejmë në shtëpi të gjithë fëmijët që shikojmë nëpër rrugë. Por kur i çojmë në shtëpi, pse nuk mund t'i gjobitim prindërit e tyre? Përse mos t’i zbatojmë masat tek ata, duke qenë se kanë përgjegjësi ligjore për fëmijët e tyre minorenë? Nëse nuk e bëjmë këtë, si do të ndërgjegjësohen fëmijët?

Nëse numri i policisë zvogëlohet për shkak të oficerëve që infektohen nga COVID-19, Marsh mendon se Londra nuk do të mund të kontrollohet dot më. Kompetencat e policisë u forcuan nga Ministria e Brendshme ditën e enjte, duke lejuar oficerët të penalizonin të gjithë ata që kapen jashtë shtëpisë për arsye jo thelbësore.

Ata gjithashtu mund të arrestohen dhe ndiqen penalisht për shkelje të përsëritura, ose për përhapje me vetëdije të koronavirusit.Forcat në të gjithë vendin e shohin këtë fundjavë si një mundësi për të vëzhguar nëse qytetarët do të ndjekin rregullat e bllokimit.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit