Hungari/ Pasojat e Covid 19, mund të rëndojnë ndjeshëm tek mediat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2020, 23:45

Qeveria e Viktor Orban në Hungari, paraqiti një “Projektligj për mbrojtjen kundër koronavirus”.

Sipas këtij projektligji, qeveria është e lirë të vendosë për çdo gjë, me arsyetimin se duhet të jetë e lirë të veprojë pa u konsultuar me parlamentin për të përballuar një virus që deri më tani, zyrtarisht, ka infektuar të paktën 261 njerëz në Hungari.

Projektligji i paraqitur javën e kaluar ndryshon rregullat nën një gjendje të jashtëzakonshme për t'i dhënë qeverisë fuqinë për të vendosur me dekret dhe për të pezulluar çdo ligj ekzistues.

Një nga pikat e këtij projektligji, prek drejtpërdrejt mediat, ku përhapja e lajmeve të pavërteta do të konsiderohet si pengesë në luftën kundër pandemisë dhe do të dënohet me 1-5 vite burg.

Asnjë zgjedhje apo referendum nuk mund të mbahet përgjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Unioni i Lirisë Civile Hungareze (HCLU), paralajmëroi për një efekt shkatërrues në mediat hungareze pas viteve të sundimit të Fidesz gjatë së cilës qeveria sipas tyre, ka shpërbërë liritë e medias dhe pluralizmin.

Sipas HCLU, ky projektligj mund të keq-interpretohet në varësi të interesave:

Mënyra e formulimit të projektligjit do të thotë që dikush mund të ndiqet penalisht për ‘pengimin’ e çdo numri masash qeveritare, nga kujdesi shëndetësor deri në arsim, kontrolli i kufijve dhe ekonomia, i justifikuar nga lufta kundër COVID-19.Termi "lajm i pavërtetë" apo “shtrembërim i lajmit” mund të interpretohet në një varg mënyrash nga gjykatat dhe mund të jetë i zbatueshëm edhe për dikë që kundërshton besueshmërinë e deklaratave zyrtare.

Burimi: BalkanInsight|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit