Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2020, 23:31
Nga dita e nesërme, në Rusi do të vendosen masat e reja për të penguar përhapjen e pandemisë. Qytetarët do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqim ose ilaçe në dyqanin e tyre më të afërt.

Për personat që duhet të paraqiten patjetër në punë, policia do të hartojë një plan për oraret dhe mënyrën e lëvizjeve përgjatë ditëve në vijim.Rusia është goditur relativisht lehtë deri më tani, me nëntë viktima dhe 1.534 raste. Megjithatë, përgjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 270 infeksione të reja.

Sergei Sobyanin, u shpreh:
Shpërthimi i koronavirus ka hyrë në një fazë të re, pasi numri i rasteve tashmë është mbi 1.000 në Moskë dhe banorët nuk i kanë marrë aq seriozisht saç duhet rregullat e vëna. Gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, ne do të vazhdojmë të forcojmë kontrollin siç është e nevojshme në këtë situate. Kemi ndaluar fluturimet ndërkombëtare, kemi mbyllur kufijtë, kemi mbyllur çdo aktivitet. Megjithatë, shumë njerëz kanë dalë e kanë shëtitur rrugëve. Shembullin e rrezikshmërisë së këtij virusi e kemi parë të gjithë, mjafton të shikoni çfarë po ndodh në Itali, Spanjë apo SHBA. Kështu që përpara se të shkelni rregullat, mendoni se çfarë po ndodh në këto shtete dhe ndërgjegjësohuni.
Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR