Kanadaja nuk po planifikon momentalisht që të përdorë forcat ushtarake për të menaxhuar më mirë parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Të 10-të provincat kanë deklaruar gjendje të jashtëzakonshme dhe i kanë urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Numri i rasteve u rrit në 5.866 ndërsa numri i vdekjeve është 63. Provinca e Quebec,e cila ka 8.5 milion njerëz, po kufizon hyrjen e të huajve dhe po sigurohet që të gjithë qytetarët që po rikthehen nga udhëtimet e tyre, të informohen se duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Trudeau deri më tani mendon se nuk është nevoja të angazhojë forcat ushtarake:
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania