Franca tashmë po përdor dy trena me shpejtësi të lartë dhe një aeroplan ushtarak gjerman për të lëvizur më shumë se tre duzina pacientësh në gjendje të rëndë për të lehtësuar presionin ndaj spitaleve të mbingarkuara.
Rajoni i Grand Est ishte i pari në Francë që u godit nga një valë të infeksioneve të koronavirus, i cili më pas u përhap me shpejtësi edhe në Paris.
Spitalet kanë shtuar shtretër përtej kapacitetit që mund të përballojnë dhe për këtë arsye sektori i kujdesit intensiv është i tejmbushur.
Numri i vdekjeve në Francë ka arritur në 2.606, ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara u rrit mbi 40,000. Trenat kanë transportuar rreth 36 pacientë në rajonin Nouvelle-Acquitaine, ku më pas janë transportuar me ambulancë në spital.

Kryeministri Edouard Philippe paralajmëroi:
Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur ushtrinë për të ndihmuar në lëvizjen e të sëmurëve.Ndërkaq, një spital provizor është ngritur në Mulhouse. Gjithashtu disa pacientë janë transportuar me një aeroplan ushtarak gjerman përtej kufijve, në Ulm.
Qeveria franceze i ka shprehur mirënjohjes Gjermanisë, për ndihmën që po i jep në përballimin e kësaj krize.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania