Rama leksion live shqiptarëve si lahen duart/ Kryebashkiaku i tij lë ujërat e zeza mes qytetit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.03.2020, 21:00

Këto ditë kryeministri Edi Rama ka dalë shpesh herë live ‘ERTV’. Disa ditë më parë ai lau edhe duart live me sapun, duke u mbajtur kështu një leksion shqiptarëve se si të lajnë duart.

Por ndërkohë që Rama vazhdon dhe u mban leksione shqiptarëve, në Lezhë kanë plasur ujërat e zeza në mes të rrugës.

Në një kohë kur higjena duhet të jetë prioritet dhe rrugët duhet të dizifektohen në Lezhë kanë plasur ujërat e zeza.

E si duket kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu nuk ka marrë asnjë masë.

Edhe në hyrje Shëngjinit ujërat e zeza janë në rrugë prej disa ditësh si thonë dhe banorët, por ende nuk është marrë asnjë masë. Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar distancimin social vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit