Një grua e moshuar dyshohet se është infektuar nga koronavirusi në Memaliaj.
Bëhet fjalë për një 65-vjeçare, e cila ka shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen, kollë dhe temperaturë.
Raportohet se gruas i janë marrë analizat, të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës, nga ku do të dalin dhe rezultatet.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara nuk ka ka historik udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe as në zonat e prekura brenda vendit.
Nëse 65-vjeçarja rezulton me Covid-19, ky do të ishte rasti i parë me koronavirus në qarkun e Gjirokastrës.
Kujtojmë këtu se numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 212 këtë të diel.
Në vendin tonë janë shënuar 10 viktima nga Covid-19, ndërkohë që rreth 30 persona janë shëruar plotësisht nga virusi.