Franca ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të viktimave nga koronavirusi këtë të diel.
Sipas shifrave zyrtare, 292 persona kanë humbur jetën sot nga koronavirusi, ndërsa dje u shënuan 319 viktima.
Numri total i viktimave nga Covid-19 në Francë ka shkuar në 2606.
Po ashtu, edhe numri i rasteve të reja të konfirmuara është më i ulët se sa dje.
Sot janë konfirmuar 2599 raste të reja, ndërsa dje u testuan pozitivisht me koronavirus 4611 persona.
Në total, në Francë janë 30,366 raste aktive me koronavirus.
Vlen të theksohet se ka edhe një rritje të numrit të pacientëve të shëruar plotësisht nga virusi.
Numri i të shëruarve ka arritur në 7202 gjatë kësaj të diele, ndërkohë që 4632 pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Kujtojmë këtu se edhe në Itali pati një ulje të numrit të viktimave krahasuar me ditën e djeshme, ku u shënuan 133 vdekje më pak.
Sot:

Dje: