Irlandë/ 10 viktima dhe 200 të infektuar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2020, 20:21

Covid 19 tashmë ka prekur edhe Irlandën, edhe pse me një përhapje shumë më të ulët se vendet e tjera.

Njësoj si të gjitha shtetet, edhe Irlanda u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë sa më shumë brenda shtëpive të tyre gjatë pandemisë. Deri tani, në Irlandë janë shënuar gjithsej 2.615 të infektuar nga koronavirus.

Ndërkohë, janë bërë teste edhe tek persona të tjerë të cilët janë në pritje të rezultateve. Ditën e sotme, janë shënuar 10 viktima si pasojë e Covid 19, duke e çuar numrin total të viktimave në 46.

Gjithashtu, sot ishte dita me më shumë raste të reja të infektuarish, plot 200 pacientë të rinj.

Shteti irlandez deri më tani shprehet se e ka situatën nën kontroll dhe sistemi i shëndetësisë është mëse në gjëndje të përballojë një numër të tillë të prekurish.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit