Ka shkuar në 431 numri total i viktimave nga koronavirusi në Belgjikë.
Autoritetet belge raportojnë se 78 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga Covid-19.
Po ashtu, numri total i rasteve me koronavirus ka arritur në 10,836, nga të cilët 9046 janë raste aktive.
Këtë të diel janë konfirmuar 1702 raste të reja me koronavirus.
Që nga shpërthimi i epidemisë, në këtë vend janë shëruar plotësisht nga koronavirusi 1359 pacientë, ndërsa 867 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Burimi: Standaard.be|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

