Franca është një tjetër vend në Europë që po preket nga dita në ditë e më shumë nga koronavirusi. Duke parë situatën e krijuar aty, portieri i PSG-së, Keylor Navas ka menduar të largohet me shpejtësi drejt vendlindjes së tij, Kosta Rikës, aty ku ky virus nuk është dhe aq i përhapur.
Megjithatë, duke qenë se flutimimet janë pezulluar, ai nuk e ka pasur aspak të lehtë të udhëtonte drejt kombit të tij. ESPN shkruan se ish-portieri i Real Madrid ka udhëtuar në natën e 27 marsit me një fluturim privat që i ka kushtuar shumë shtrenjtë.
Ai ka paguar 200 mijë dollarë për të udhëtuar bashkë me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre nga Parisi në San Hoze. Sigurisht, pasi kanë mbërritur në vendlindje, edhe ata u janë nënshtruar rregullave të autoriteteve vendase, duke hyrë menjëherë në karantinë në shtëpine e tyre të izoluar 14 ditë, pasi vinin nga një nga vatrat e infeksionit në botë, siç cilësohet tani Parisi.