Turqia ishte një nga shtetet në të cilat rasti i parë me koronavirus u konfirmua më vonë se në shumicën e vendeve e tjera të rajonit, apo të Europës.
Megjithatë, Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në shtetin turk, ku gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i viktimave.
Raportohet se sot kanë humbur jetën 23 persona nga koronavirusi në Turqi, ndërsa dje u shënuan 16 vdekje.
Sipas shifrave zyrtare, numri total i viktimave ka shkuar në 131.
Një tjetër e dhënë shqetësuese është rritja e rasteve të reja, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivisht me koronavirus 1815 persona.
Në Turqi, 105 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërsa 568 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Burimi: Worldometers