Qeveria sllovake po planifikon një paketë ndihme deri në 1 miliard euro në muaj për të ndihmuar firmat dhe punonjësit e prekur nga pandemia e koronavirusit. Ministri i ri i financave Eduard Heger tha se paketa e ndihmës, sipas së cilës shteti do të paguajë 80% të pagave për punonjësit në firmat e detyruara të mbyllen, do të ishte më e madhja në historinë sllovake.

Shteti do të kontribuojë gjithashtu në ndihmë të personave të vetëpunësuar . Punëdhënësit do të lejohen të shtyjnë kontributet e tyre në sistemet shtetërore sociale dhe shëndetësore dhe të vonojnë disa pagesa tatimore nëse ata pësojnë një rënie të të ardhurave mbi 40%.

Sllovakia, e cila ka një popullsi prej 5.5 milion banorësh, deri më tani ka raportuar 314 raste të koronavirusit dhe po vazhdon ende testet. Shumica e dyqaneve dhe restoranteve janë mbyllur si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e virusit.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania