Minisitria e Shëndetit në Filipine ka konfirmuar ditën e sotme shtimin e të infektuarve, me 343 raste të reja. Gjithashtu, ditën e sotme kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë të infektuar, duke e çuar totalin e viktimave në 71.

Numri i personave të infektuar tashmë ka arritur në 1.418. Megjithatë, 7 pacientë janë kuruar dhe kanë rezultuar negative ndaj testit duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 42. Filipinet kanë marrë gjithashtu masa, duke ndërprerë aktivitetet dhe duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Megjithatë, këto janë ditët e para të përhapjes së pandemisë. Mjekët shpresojnë që respektimi i rregullave, të bëjë që këto shifra mos të pësojnë rritje të menjëhershme sikundër ka ndodhur në vende të tjera.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania