Uruguai, Siria dhe Bolivia kanë konfirmuar ditën e sotme viktimat e para të shkaktuara nga Covid 19. Teksa pandemia është në fazën e parë të përhapjes në këto vende, qytetarëve u është kërkuar të vetëizolohen dhe të kufizojnë sa më shumë daljet.

Ministri i Shëndetësisë në Bolivi, Anibal Cruz, tha:

Në Bolivi deri tani ka 88 raste të konfirmuara të koronavirus dhe 1 viktimë. Në Uruguai janë konfirmuar 300 të prekur dhe gjithashtu 1 viktimë.
Ndërsa në Siri, mjekët kanë konfirmuar vetëm 5 raste të infektuar dhe 1 viktimë.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania