U infektua me Covid-19 gjatë një funerali, ndërron jetë 65-vjeçarja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2020, 19:09

Një 65 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19. Sipas mjekëve, ajo nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor. Përpara dy javësh, ajo ishte prezente në një funeral, ku rreth 17 persona dyshonin se ishin prekur nga koronavirus dhe kishin simptoma të ndrysme si kola apo temperature.

Vetëm pak ditë pas funeralit, ajo filloi të ndihej keq dhe gjendja e saj nuk pati përmirësime. Tashmë, të gjithë familjarët e tjerë që ishin prezent në funeral, dyshojnë se janë infektuar. Vajza e viktimës, ka shfaqur disa simptoma dhe është në pritje të rezultatit të testit.

Vajza 34 vjeçare, u shpreh:

Përpara disa ditësh ishim në një funeral dhe një pjesë e madhe e familjarëve ishin prezentë. Që prej asaj ditë, shumë antarë të familjes kanë shfaqur simptoma të virusit. Mamaja ime për fat të keq, nuk ia doli dot t’i mbijetonte Covid 19. Por tashmë i druhemi faktit se do të humbasin të tjerë familjarë. Virusi ka prekur persona të moshave të ndryshme në familjen tonë, nga 21-88 vjeç dhe të gjithë kanë shfaqur të njejtat simptoma si mamaja ime. Jemi izoluar, por nuk e dimë a do mundemi të mbijetojmë dot.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit