Para disa ditësh u njoftua në media se Banka Shqiptare ka marrë masa për lehtësimin e kredimarrësve shqiptarë.
E gjitha u bë për shkak të situatës në të cilën ndodhemi të gjithë pasi jemi në izolim për shkak të Koronaviruasit.
Banka e Shqipërisë ka vendosur të "ngrijë" pagesat e kredive në tre muaj.
Mësohet se vendimi do të jetë i vlefshëm për individët dhe për subjektet private. Në periudhën e "ngrirjes" së pagesës së kredive nuk do të aplikohen gjobat mbi mospagesën.
Por në ditët në vijim u njoftua se lajmi nuk ishte kuptuar drejt pasi Banka e Shqipërisë do pranojë shtyrje kredie për cilindo individ apo biznes që bën një aplikim të veçantë duke paraqitur kërkesën për shtyrjen e pagesës. Vendimi aprovohet nga banka vetëm nëse kërkesa e shtruar pranohet.
Ndërsa vetë kryeministri Rama, ka deklaruar në media se situata për pagesën e kredisë tek shqiptarët u zgjidh dhe nuk i ka mëshuar më çështjes edhe pse ankesat e denoncimet e qytetarëve nuk kanë të mbaruar.
Një numër i madh qytetarësh shqiptarë kanë shkruar në redaksinë e JOQ Albania ku edhe kanë dërguar imazhet e bisedave me bankat përkatëse lidhur me këstet e kredisë.
Në njërin prej tyre përfaqësues të një banke ‘ftojnë’ qytetarin të bëjë pagesën e kësteve online pa qenë e nevojshme të dalë prej shtëpisë pasi të gjitha filialet janë hapur.
Qytetarit i shpjegohet se është në të mirë të tij të mos vonojë pagesën për të shmangur akumulim të shumës pas tre mujsh.
Një tjetër qytetar njoftohet se nuk do ketë penalitete për vonesë të pagesës por do të paguajë të tre këstet njëherësh pas tre muajsh.
Pra shqiptarët nuk do kenë penalitete në tre muaj për vonesën në pagëse por që do detyrohen që pas tre muajsh të paguajnë tre këste në një, gjë që rëndon shumë në ekonominë e qytetarëve duke pasur parasysh nivelin e ulët të të ardhurave mujore veçanërisht në një periudhë të tillë kur edhe punësimi është pezulluar thuajse në çdo sektor.
Me të drejtë qytetarët e quajnë vjedhje këtë vendim që qeveria e shiti si favorizim dhe lehtësim për qytetarët dhe bizneset.

