Pasioni “ekstrem” i të riut shqiptar për natyrën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.10.2016, 13:18

Shqipëria është e bukur, e rrethuar nga malet, kodrat dhe fushat me një natyrë që rrallë e gjen diku tjetër. Hajla është një nga majat më atraktive në Bjeshkët e Rugovës, ka një lartësi 2,403M. Shtegu i ecjes dhe ngjitjes është mesatar dhe gjatë gjithë kohës rrethohet me pamje të mrekullueshme.

Një shqiptar nga Kosova i quajtur Gzim Sinani ka realizuar një video në këto male që të lë pa fjalë, një pamje e mrekullueshme që e gjithë bota e ka zili.

Sinani është i dashuruar me natyrën dhe ka vizituar edhe Thethin, Kepin e Rodinit dhe shumë vende të tjera në jug dhe veri të Shqipërisë.

Relaksohuni me këto pamje dhe ndihuni krenarë për natyrën e vendit tuaj!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit