Vodafone Italia internet pa limit, kompanitë shqiptare duan vetëm të pasurohen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.03.2020, 22:13

Shndërrimi i koronavirusit në pandemi ka bërë që dhjetra shtete në mbarë botën të marrin masa ekstreme për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

Në Europë, Italia mbetet vendi më i prekur, ku janë regjistruar të paktën 1,016 viktima dhe janë konfirmuar mbi 15 mijë raste që nga shpërthimi i virusit.

Ndërkohë, koronavirusi mbërriti në Shqipëri tre ditë më parë, ku u konfirmuan edhe dy rastet e para, babë e bir, ku ky i fundit ishte kthyer nga Italia dhe kishte infektuar familjarët dhe të njohurit me të cilit kishte pasur kontakte.

Dje u regjistrua edhe viktima e parë nga koronavirusi në vend; një grua 73-vjeçare nga Durrësi, e cila gjithashtu ishte kthyer nga Italia.

Masa kryesore për parandalimin e koronavirusit sipas ekspertëve është qëndrimi në shtëpi dhe kufizimi i lëvizjeve.

Në vendin tonë, autoritetet vendosën të mbyllin çdo lokal, apo vend ku mund të grumbullohen njerëz. Po ashtu nga nesër nis pezullimi i qarkullimit rrugor, që do të vazhdojë deri të dielën, në pritje të një vendimi të dytë, si dhe janë pezulluar një sërë aktivitetesh sportive dhe ritet fetare.

Përballë kësaj situate, shqiptarët, ashtu si një pjesë e mirë e qytetarëve në mbarë botën, janë të detyruar të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Për t'u solidarizuar me qytetarët, kompanitë celulare në Itali kanë vendosur të ofrojnë internet pa limit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga një qytetar, i cili ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon sensibilizimin e kompanive celulare italiane.

Po në Shqipëri?

Deri më tani, në vendin tonë asnjë kompani celulare nuk ka ofruar internet shtesë apo falas për abonentët e saj, për t'ua lehtësuar sado pak qytetarëve këtë periudhë të vështirë që po kalojnë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ!Ne itali kompanite celulare po ofrojn giga pa limit per rastin e koronavirusit sepse njerzit jan te mbyllur ne shtepia. Ku jane kompanit tona tani?

Siç shihet dhe në foton e dërguar nga qytetari, kompania Vodafone Italia ka ofruar internet pa limit për të gjithë abonentët e saj në shtetin fqinj.

Ndërsa një qytetar tjetër tregon se si një tjetër kompani celulare, e quajtur Iliad, ka ofruar 10 Gb internet, si dhe minuta pa limit për numra fiks për të komunikuar me 60 vende dhe minuta pa limit për thirrjet celulare drejt SHBA-së e Kanadasë.

Ai shprehet:

Te lutem publikoje kete per ata qe nuk besoj qe edhe kompanit e tjera kan falur giga dhe minuta. Kjo kompani quhet Iliad pershembull.

Mbetet për t'u parë gjatë orëve në vijim nëse këto kërkesa të qytetarëve do të shkojnë në "veshin" e kompanive celulare.

Një tjetër qytetar ka shkruar në redaksinë tonë, ku iu drejtohet dy platformave më të mëdha në vend, që ofrojnë shërbim televiziv.

Ai kërkon që këto dy platforma t'i bëjnë kanal falas gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që njerëzit të kenë me se ta kalojnë kohën të mbyllur brenda shtëpive.

Ai shkruan:

JOQ pershendetje, dhe falimderit qe gjindeni gjithmon prane popullit tuaj. Duke mare shkase nga situata dhe shpresoj dhe besoj do ja dalim , desha te thoja meqense te gjithe banoret po vete izolohen mbase dhe me pahire sepse jemi pak si shume popull moskocares dhe indiferent, do doja dhe ti lutesha platformave me pages te japin dhe ato ndimen e tyre duke i bere kanalet falas keto dite qe dhe njerzit te kene nje mundesi me teper qe te rrine dhe te kalojne kohen e tyre ne shpi duke pasur mundesi pervec ndonje libri . Faleminderit nese e postoni ,gjithmon nese ju duket dhe ju e drejt.

JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit