Pamje të trishta nga Bari/ Shqiptari: Jemi të bllokuar, s’po na japin shpresë, ta shikojë Edi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.03.2020, 19:59

E gjithë Italia është në psikozë prej koronavirusit. Në këtë vend shumë persona kanë humbur jetën prej këtij virusi.

Frika dhe paniku është e madhe kudo. Mbrëmjen e sotme një shqiptar ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania.

Ai tregon se shumë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në portin e Barit. Midis personave që kanë mbetur të bllokuar ka fëmijë, të moshuar dhe familjarë.

Ai thotë se është shumë ftohtë dhe s’po u japin shpresë që të kthehen në Shqipëri.

Mesazhi i plotë:

Persh joq, ju lutem mund ta shpernd. Nga porti i barit, kemi ngelur, Na kan bllokuar, ka femije, Pleq, Familjar. Esht ftoht, dhe spo na japin shpres per tu kthyer ne vendin ton Publikoje te lutem ta shikoj dhe edi.

Po ashtu ai ka nisur edhe disa foto pranë redaksisë së JOQ Albania dhe thotë se ato duhet t’i shikojë kryeministri Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit