Dy rastet e para të koronavirusit në Shqipëri janë bërë publike në media.
Bëhet fjalë për një të ri 28 vjeç dhe babain e tij. Ende nuk është saktësuar pika kufitare nga ka hyrë drejt Shqipërisë ky 28-vjeçar por bëhet me dije se se dogana e Hanit të Hotit ka mohuar pretendimet e Ministrisë së Shëndetësisë se i riu ka hyrë drejt vendit tonë prej kësaj pike kufitare.
Burime nga gazeta Panorama bëjnë me dije se dogana e Hanit të Hotit vërteton se ky 28-vjeçar nuk ka hyrë drejt Shqipërisë prej pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Specialistë të shërbimit kanë kontrolluar sistemin prej 4 orësh piken kufitare të Hanit te Hotit dhe nuk rezulton se ky i ri ka kaluar në këtë doganë.
Kërkimet janë bërë prej datës 19 shkurt dhe nuk figuron asnjë person me identitetin e 28-vjeçarit.
P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyrë drejt Shqipërisë nga Murriqani. Ky 28-vjeçar është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt, bëhet me dije prej doganës së Hanit të Hotit.