Pas ekraneve Veliaj zapton dhe librat shkollorë, prindi: Propagandë e pështirë, lali Eri përdor fëmijët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.03.2020, 01:33

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njihet si një personazh që i adhuron kamerat dhe vëmendjen.

Këtë gjë e tregon më së miri fakti që e shikojmë gati për ditë në kronika televizive. Herë herë duke mbjellë pemë dhe herë të tjera duke inaguruar kënde lojërash, rrugë e në shumë në aktivitete të ndryshme nëpër Tiranë.

Veliaj nuk ka zaptuar vetëm ekranet e televizoneve, faqet e shtypit dhe mediat online, rrjetet sociale. Një prind ka shkruar i irritur pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se Veliaj ka zaptuar edhe librat shkollorë të fëmijëve.

Në mesazhin e nisur pranë JOQ Albania ky prind tregon se Veliaj është edhe në librat shkollorë të klasës së tretë.

Prindi i e cilëson këtë gjë si një propagandë të pështirë. Më pas thotë se si prind është i fyer dhe i revoltuar.

Mesazhi:

Skandal. Lali Eri edhe në librat shkollorë të klasës së tretë. Propagandë e pështirë. Turp autorët e librit. Lali Eri ka të njëjtën foto në dy faqe të ndryshme. Turp lali Eri që përdor edhe fëmijët për propagandë. Unë si prind jam i fyer dhe i revoltuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit