Rilindja Demokratike Kombëtare, dorëzohet: Gara e 12 prillit do të jetë gara më e pandershme e mbajtur ndonjëherë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2020, 19:47

Rilindja Demokratike Kombëtare përmes një kumtese njofton publikun se Kryesia Qendrore e këtij subjekti politik ka vendosur të mos merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

“Duke u thirrur në mendimin tonë, se gara e 12 prillit do të jetë gara më e pandershme e mbajtur ndonjëherë; Rilindja Demokratike Kombëtare, në mbledhjen e saj të rregullt të Kryesisë Qëndrore, të mbajtur sot në hapësirat e saja, vendosi me unanimitet të plotë që mos të marr pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 12 prillit”- thuhet mes tjerash në kumtesën e RDK-së.

Kauza e Rilindjes Demokratike Kombëtare, siç thuhet në kumtesë, për krijimin e një opozite të shëndoshë kombëtare, si dhe beteja për sundimin e së drejtës, zbardhjen e të vërtetës, meritokracisë, dhe lufta ndaj forcave antidemokratike, antikombëtare dhe destruktive, do të vazhdojë të jetojë në të gjitha mënyrat e mundshme dhe ne do të jemi gjithmonë këtu për të vazhduar me kontributin për komb dhe fe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit