Kompanitë që përfitojën më shumë në marrjen e tenderave janë kompanitë që kanë lidhje me fushën e Shëndetësisë.
Shumë kompani fitojnë miliarda lekë nga buxheti i shtetit vetëm në sistemin shëndetësor. Një prej kompanive që ka marrë shumë tendera nga këto institucione është edhe kompania “ O.E.S Distrimed Shpk”.
Kjo kompani e cila ka si aksioner kryesor Ermal Rizajn dhe Orjada Jahon ka marrë plot 166 tendera nga 25 institucione tenderuese.
Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” është institucioni që i ka dhënë numrin më të madh të tendera, plot 66 të tillë, ndërsa më pas vjen Ministria e Shëndetësisë e cila i ka dhënë gjatë 4 vitet e fundit plot 32 tendera.
Shuma e përfituar nga këto tendera në Shëndetësi është plot 9 miliard lekë.
Sakaq sipas Thesarit, për 4 vitet e fundit kjo kompani ka përfituar nga buxheti i shtetit një shifër stratosferike prej 23 miliard lekësh.
Ndërsa tenderi i fundit që kjo kompani ka fituar është ai me objekt “Blerje materiale mjekësore specifike për Shërbimin e Hemodinamikës në QSUT, lotin 2 Pacemaker VVIR dhe DDDR”, i bërë nga QSUT-ja. Nga ky tender kompania do të përfitojë rreth 400 milionë lekë dhe shërbimin do ta kryejë për 12 muaj.