Sondazhi/ 72% e shqiptarëve: Mbi arkivolin e Nexhmije Hoxhës s’duhet të ishte vënë flamuri kombëtar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.02.2020, 20:26

Gruaja e ish-dikatatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha u nda nga jeta në datën 26 shkurt. Nexhimije Hoxha u largua nga kjo botë në moshën 99-vjeçare.

Për vite me radhë ajo qëndroi krah njeriut që sundoi Shqipërinë me dorë të hekurt dhe që vendosi një nga regjimet më të egra. Gjatë regjimit të Hoxhës u vranë me mijëra të pafajshëm.

I biri, Ilir Hoxha në njoftimin për ndarjen nga jeta të Nexhmije Hoxhës tha se si ajo dhe babai i saj ai dedikuan jetën Shqipërisë. Në ceremoninë mortore u pa se mbi arkivolin e Nexhmije Hoxhës ishte vendosur flamuri kombëtar.

Për të kuptuar se cili është mendimi i shumicës së shqiptarëve në lidhje me këtë ngjarje JOQ Albania zhvilloi një sondazh në faqen e Facebook-ut.

Pyetja që u shtrua është:

Ditën e sotme, gjatë ceremonisë së varrimit të Nexhmije Hoxhës mbi arkivol ishte vendosur flamuri kombëtar. A mendoni se duhet të vendosej?

72% e shqiptarëve kanë votuar se jo nuk duhet të vendosej dhe 28% kanë votuar për po.

Për sa kohë që ishte gjallë Nexhimje Hoxha nuk kërkoi falje për asnjë nga viktimat e regjimit diktatorial që i shoqi i saj vendosi në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit