Shoqërohet me ambulancë një shtetase kineze në Don Bosko

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.02.2020, 16:11

Pak minuta më parë ka ardhur një denoncim në redaksinë e JOQ Albania.

Ngjarja e filmuar në video ka ndodhur në zonën, Zogu i Zi në kryeqytet ku duket se një shtetase kineze është duke u dërguar në spital nga një ambulancë.

Duket se gruaja ka ende valixhen e udhëtimit me vete ndërsa nuk bëhet me dije se për ku ishte drejtuar.

Sipas qytetarit gruaja është dërguar në Senatoriumin e Tiranës.

Mesazhi i qytetarit që ka regjistruar pamjet:

Një kineze ishte shumë keq dhe e morën me ambulancë tani te Zogu i Zi. Me sa mësuam po e dërgonin në Snatorium.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit