Sherr mes dy gjimnazisteve në Laç, kapen për flokësh për të dashurin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.02.2020, 13:01

Një qytetar ka dërguar një video pranë redaksisë së JOQ Albania.

Në video duken dy vajza të cilat zihen keq me njëra-tjetrën dhe madje tentojnë të kapen për flokësh.

Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin e Laçit, 'At Shtjefën Gjeçovi' dhe duket se konflikti mes adoleshenteve ka lindur për shkak të një djali.

Në video duket po ashtu një burrë i cili tenton të ndajë dy vajzat.

Mesazhi i personit të pranishëm në vendngjarje:

Tek një gjimnaz në Laç këto dy vajzat po zihen për një të dashur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit