‘Tradhëtia erdhi nga brenda familjes’, Aishe Haklaj për vrasjen e të vëllait: M‘u duk se qielli më ra mbi kokë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.02.2020, 14:28

Historia e Haklajve është kthyer gati një sagë. Ende vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur.

Sipas së motrës së tij, Aishe Haklaj, Fatmiri i vëllai është tradhëtuar nga një pjesëtar i familjes. Më parë kundërshtarët e tij nuk kishin guxuar t'i afroheshin aq shumë sa mbrëmjen e ekzekutimit.

Ai njihej si një njeri me intuitë dhe kishte zgjuarsi. Por sipas asaj që thotë e motra ai u tradhëtua. Aishe Haklaj ka thënë:

Djali im në atë kohë ishte 8-vjeçar e tek luante me shokun e fëmijërisë me inicialet J.H. gjej një shumë të konsiderueshme parash brenda në banesë, në një pjesë të aneksuar dhe djali im vjen bashkë me ato paratë e mi paraqet mua e mi jep, thotë: “mama ja çfarë kam gjetur.‘‘

Më tej ajo thotë se nisi të bëjë lidhjen mes parave dhe vrasjes së vëllait. E shton:

Një javë të tërë i bëra hetuesi djalit që ishte vetëm 8 vjeç se dyshoja se dikush mund ta kishte gënjyer, vëllai ishte në banesën e time. I mora ato para, i vendosa në një vend të caktuar dhe vendosa të survejoj vendin ku ishin gjetur paratë. Pas disa ditësh pashë, ish bashkëshortin, rrotull vendit ku djali kishte gjetur paratë. Mendova ta pyes çfarë kërkon, ai mu përgjigj se po kërkoj ca para. M‘u duk se qielli më ra mbi kokë e mu duk vërtetë se vëllain tim e kishte tradhtuar motra e tij, ai u përgjigj se janë paratë e vëzhguesve socialistë.”

Sipas Aishes ajo që zbuloi ishte një tronditje e fortë për të. Si ka treguar edhe vetë ajo dyshon se tradhëtia ka ardhur nga brenda.

Mes të tjerash ajo ka thënë:

Dyshimet se ish–bashkëshorti mund të kishte bashkëpunuar me persona të caktuar dhe dhënë informacione për vendndodhjen e vëllait tim Fatmirit u bënë bindje, sepse shuma e parave të gjetura në banesën time ishte e pakonceptueshme, ishte mjaft absurde dhe kjo është një enigmë mjaft e madhe që do ta kem për gjithë jetën.‘

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit