Ky është vendi që po blen gjithmonë e më shumë makina të përdorura mbi 20-vjet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.02.2020, 12:46

Spanjollët po blejnë gjithnjë e më shumë makina të përdorura, ndërsa tregu i zero-kilometërshave po bie. Vitet e kaluara ka pasur një rritje të fortë në shitjet e makinave të përdorura në disa vende evropiane, ku veçon Spanja.

Konsumatorët në Gadishullin Iberik blenë 4.8 përqind më pak makina të reja vitin e kaluar sesa anë 2018. Sidoqoftë, kjo rënie ishte dukshëm më e theksuar tek individët ku arriti në 12 përqind. Në të kundërt, shitjet e automjeteve mbi 20-vjeçare u rritën me 17 përqind.

Ekspertët përmendën pasigurinë politike dhe fuqinë më të ulët blerëse të konsumatorëve në Spanjë si arsyen kryesore. Një tjetër arsye është fakti që deri në vitin 2016 automjetet e vjetra mund të dorëzoheshin dhe një model i ri mund të blihej për një tarifë shtesë, por kjo praktikë u ndërpre, shkruan tesheshi.

Një përfitim tjetër për blerjen e makinave të dorës së dytë në këtë vend janë taksat. Taksa mbi transferimin e pronësisë së një automjeti të përdorur në Spanjë është një maksimum prej tetë përqind e vlerës së parashikuar të makinës.

Ekspertët thonë se blerësit gjithashtu janë duke u refuzuar nga çmimi në rritje i makinave të reja, i cili është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Ata që njihen me tregun e makinave në këtë pjesë të Evropës tregojnë se rënia e shitjeve të makinave të reja do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit