Samsung kthehet pas, na prezanton me telefonin që përthyhet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2020, 09:24

Ceremonia Oskar këtë vit erdhi me shumë surpriza, por jo të gjitha kanë të bëjnë me botën e filmit. Teknologjia është një tjetër sektor në të cilën ajo na habiti.

Një reklamë 30-sekondëshe nga Samsung gjatë shfaqjes ishte mjaft surprizuese. Kompania zbuloi prodhimin më të ri të saj; Galaxy Z Flip. Reklama e shkurtër tregon telefonin duke u përdorur dhe asgjë më shumë

Ky telefon i ri duket se do të na çojë mbrapa në kohë me aftësinë e tij për tu përthyer, e cila na kujton telefonat e dikurshëm me kapak.

Samsung lancia Galaxy Z Flip, il suo smartphone a conchiglia

Në pamje të parë pajisja duket njësoj si çdo smartphone tjetër. Por ai mund të paloset. Kjo alternativë e tij duket se është për të përmirësuar eksperiencën telefonike, sidomos gjtaë thirrjeve me video. Më pas telefoni mund të kthehet në gjendjen e mëprashme sipas nevojës së përdoruesit.

Ende nuk dihet shumë për të. Çmimi, data e nxjerrjes në treg apo aspekete të reja rreth telefonit janë të fshehura. Më shumë pritet të merret vesh sot në eventin që Samsung organizon për informimin e klientëve.

Samsung na kthen mbrapa në kohë, prodhon telefonin me 'kapak'

Burimi: IlfattoQuotidiano| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit