Gjestikulacioni me gishta të bashkuar, në pjesë të ndryshme të botës ka kuptime të ndryshme. Vendi i parë nga lindi ky lloj gjesti është Italia.
Në këtë vend, ky gjest është një shprehje e pyetjes: Ç’kërkon? Dihet që kultura italiane është e njohur nga ky lloj komunikimi gjestikulativ pasi “të gjithë e dinë se italianët flasin me duart e tyre”.
Por ajo ka një kuptim të ndryshëm në kulturat e tjera.
Sipas gazetarit Kim Zetter, në Izrael ky gjest është i paqartë. Ai ka shkruar në Twitter:
Në Indi, ky gjest shtron pyetjen: A keni uri?
Në botën arabe, nënat u drejtohen fëmijëve të tyre në këtë mënyrë.
Ky gjestikulim përdoret shpesh dhe nga ylli i muzikës pop të Koresë së Jugut, i njohur më mirë si K-Pop, Yuri.
***
Burimi: BBC|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania