Google, Facebook, Instagram e Twitter marrin masa drastike për koronavirusin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.02.2020, 09:56

E gjithë bota është nën ankth dhe panik për shkak të "koronavirus" që ka prekur mijëra persona dhe që ka shkaktuar vdekjen e dhjetra të tjerëve. Ndërkohë që në media bëhet thirrje për tu mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës, në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime false në lidhje me kurat dhe teori të tjera të paprovuara të cilat mashtrojnë njerëzit.

Facebook ka deklaruar se do të heqë të gjitha “përmbajtjet me pretendime të rreme ose teori konspirative që janë bërë nga organizatat kryesore globale të shëndetit dhe autoritetet lokale të shëndetit që mund të shkaktojnë dëm tek njerëzit që i besojnë ata”.

coronavirus

Shefi i shëndetësisë në Facebook, Jin tha se ky vendim lidhet me shpifjet që kanë të bëjnë me kurat e rreme.

Kompania gjithashtu po planifikon të rrisë përpjekjet për të monitoruar dhe Instagramin, në të cilin gjithashtu po përhapen të tilla informacione. Jin tha që përdoruesit që klikojnë në një hashtag në lidhje me koronavirusin tani do të shërbehen me një “informacion të besueshëm”.

Twitter dhe Google gjithashtu kanë rritur përpjekjet këtë javë për të udhëhequr përdoruesit e tyre për burime të verifikuara në lidhje me këtë temë.

***

Burimi: Wired|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit