Vlorë/ Rrëmbim-zhdukja e Albano Xhaferrit, urdhri nga Edison Harizaj, makina dhe “pastrimi” i krimit nga nipi i Besos së Tajvanit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.01.2020, 13:25

Realiteti shqiptar me “të fortë” fuqi-plotë e të lirë, përballë shtetit të dobët dhe drejtësisë së blerë; etja për ego dhe babëzia për pasuri e territore kultivim-tregut të drogës, ka ndezur një luftë që po eleminojnë njeri-tjetrin; vetëm në Vlorë, gjatë 3 viteve të fundit, janë rrëmbyer e zhdukur 16 persona, disa prej të cilëve janë gjetur kufoma në det, pyje, kanale, ndërtesa të braktisura e makina të djegura.

Vlora, është skeduar si zonë “rekord trafiqesh, bandash e luftë mes tyre”; me numër të madh atentatesh, shpërthime eksplozivi, viktima e plagosje, duke e bërë një qytet që e sundon krimi I organizuar; të pajisur me guxim e fuqi mbi policinë dhe drejtësinë, të cilën e kanë blerë, raporton pamfleti.

Një nga 16 rrëmbimet e zhdukjet dhe 34 vrasjet e bujshme, që kanë ndodhur në 5 vitet e fundit në Vlorë; është ngjarja e mëngjesit të 17 qershorit 2018; rasti i Albano Xhaferrit, vetëm 1 muaj pasi ishte kthyer nga Belgjika.

Por rrëmbyesit, nuk kanë mundur të fshehin dot krimin; mbasi një pjestar brenda grupit të tyre, i quajtur Gazmend Merkaj, është penduar dhe ka rrëfyer gjithë skemën, skenën, autorët dhe qëllimin e rrëmbimit, vrasjes e zhdukjes së vlonjatit, Albano Xhaferri dhe pastrimin e gjurmëve të krimit.

Vetëm 45 ditë pas rrëmbimit dhe zhdukjes së tij; më saktë më 2 gusht 2018, i penduari Merkaj është vetë-dorëzuar në policinë e Vlorës, ku ka treguar se Albano Xhaferri ishte viktimë e Ardit Kolës, Aleksandër Çaushajt e Ilir Shakajt.

Pasi e kanë nxjerrë nga shtëpia me “ftesë” të Ardit Kolës; të tre së bashku e kanë rrëmbyer forcërisht; dhe e kanë vrarë me çekiç në kokë, brenda makinës “Audi” me targë AA 560 TR në pronësi të nipit të Besos së Tajvanit, ku ata e futën.

Vrasja e tij nga treshja Kola, Çaushaj, Shakaj; ka qenë “porosi e paguar” prej kapobandës Edison Harizaj, krye-trafikant dhe kriminel i mirënjohur në Vlorë, Fier, Durrës; për të ciliën, mendohet se shkak kanë qenë pazaret e prishura për trafiqet e tyre jashtë shtetit dhe kontrollin në zonat në Vlorë-Fier.

Viktima Xhaferri, pas vrasjes i është dorëzuar kapobandës Edison Harizaj, në ambientet e Kompleksit të tij “Oslo” në zonën “Uji i Ftohtë”-Vlorë, ku është mbajtur 14 orë brenda garazheve të kompleksit.

Një nga shkaqet e tjera, që Albano Xhaferri duhej vrarë e zhdukur; ishte fakti, se ai dinte gjithçka për atentatin e tetorit 2017, bërë ndaj kapobandës tjetër të Selenicës-Vlorë, Ferdinand Llanaj, ku u plagos bashkë me fëmijën e tij 8 vjeç.

Skema e rrëmbimit, do të realizohej me një benz të errët, në pronësi të Aleksandër Çaushajt; të cilit, ishin hapur edhe dy vrima (frengji) vrojtimi në bagazh, ku ishin fshehur autorët e krimit; për të ndjekur çdo lëvizje të Albano Xhaferrit para banesës së tij.

Pamundësia për të vepruar me këtë makinë të njohur prej viktimës, autorët Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj e Ilir Shakaj; kanë përdorur një automjet “Audi” me targë AA 560 TR të Alfred Sulajt, nip i Besos së Tajvanit, me të cilën kanë mundur ta rrëmbejnë.

Pas zhdukjes, policia që i ka të skeduara armiqësitë mes bandave të krimit në Vlorë; ka shoqëruar Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakajn; të cilët kanë mohuar njohjen dhe takimin me Albano Xhaferrin.

Por dëshmia e një tjetër miku të tyre, të quajtur Arbër Turja; ka zbuluar se viktima është thirrur në rrrgë dhe është marrë me makinë, nga Ardit Kola (“Klodi”).

Në rrëfimin e të penduarit Merkaj dhe pas hetimesh të shumta, si pjesë e zhdukjes së kufomës e njollave të gjakut nga makina; del në skenë dhe emri “Alfred Sulaj”, nip i Besos së Tajvanit; njohur për bashkëpunim me bandat e trafiqeve të drogës e prostitucionit në Vlorë, Fier, Durrës, Shijak e Tiranë.

Sipas dosjes hetimore, të vrasje-zhdukjes së Albano Xhaferrit, rezulton se nipi i Besos së Tajvanit, trafikanti Alfred Sulaj; fshehës i gjurmëve të vrasjes; ka pranuar se makina “Audi” gri, me targë AA 560 TR, me të cilën u rrëmbye e brenda të cilës u masakrua Albano Xhaferri, është pronë e tij.

Nipi Besos së Tajvanit, ka pranuar se pasi makinën ia ka kthyer Alkesandër Çaushaj; ai e ka pastruar në lavazh, se gjoja vinte “erë tharrtirë”, por nuk kishte asnjë njollë gjaku.

Akoma më tej, nipi Besos së Tajvanit, ka deklaruar në polici, prokurori e gjykatë; se pas pastrimit, makinën i kanë marrë shokët e Aleksandër Çaushajt dhe nuk po e gjen dot se ku ndodhet; ndërkohë që kjo makinë nuk është kërkuar më tej as nga policia, paçka se është gjendur një e tillë markë (Audi) e djegur në Vlorë.

Sipas raportit policor të datës 3 gusht 2018, personi i arrestuar Alfred Sulaj; me deklarimet dhe provat e krimit (makina); ka krijuar bindjen, se ai është pjesë aktive e bandës së krimit, dhe ka kontribut e dijeni të plotë, mbi rrethanat për rrëmbimin, vrasjen, zhdukjen e kufomës së Albano Xhaferrit dhe të gjurmëve të krimit (njolla gjaku, fije floku, gjumë gishtash).

Por në datën 15 gusht 2018, vetëm pas 12 ditësh në qeli; milionat e kokainës e naftës që hodhi Beso i Tajavnit dhe me ndërhyrje të mikut të tij, Edi Rama; nipi Alfred Sulaj u lirua dhe u nxorr “i pastër e i pafajshëm”, me vendim të Gjykatës së Apelit-Vlorë, me argumentin: “Nuk ka asnjë provë”.

Ende në rrethana të pa zbardhura nga policia e drejtësia; vetëm 20 ditë pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Albano Xhaferrit, është zhdukur edhe Elvis Troqe; bashkëpunëtor dhe mik i afërt i tij në Belgjikë.

Historitë janë të shumta; redaksia jonë do vazhdojë të publikojë, të tjera “profile” eksponentësh e bandash të Vlorës, Shkodrës, Mirditës, Krujës, Laçit, Pogradecit, Durrësit, Shijakut, Fierit, Elbasanit e Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit