Grabitje dhe drogë/ Burgosen tre shqiptarë në Angli, anëtarë të Hellbanianz në Londër

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.01.2020, 20:50

Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe.

Fabion Kuci, 27 vjeç do vuajë gjashtë vjet e katër muaj burgim pasi pranoi vjedhjen e një prone në Mill Hill. Bashkë me të, janë dënuar edhe Azen Dajci, 25 vjeç, dhe Ardi Sheta, 19 vjeç,

Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur pak para 4 të mëngjesit 27 nëntorit 2018.

Oficerët mbërritën brenda katër minutave dhe megjithëse një numër i të dyshuarve ikën, policia ishte në gjendje të ndalojë Dajçin dhe Kuçin në vendin e ngjarjes, ku ata gjithashtu sekuestruan kanabis me një vlerë rruge rreth 30,000 paund.

Dajçi u burgos për gjashtë vjet e tetë muaj, dhe ai do të vuajë dënime njëkohësisht për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe municioneve, ndërsa Sheta do të vuajë dy vjet e nëntë muaj burg.

Tre të rinjtë janë anëtarë të bandës shqiptare në Britani, Hellbanianz, e cila merret gjerësisht me shitjen e drogës veçanërisht kokainë.

Kuçi u arrestua pas një ndjekje të shkurtër në këmbë nga policie. Ndërsa Sheta u arrestua në prill pas hetimit të mëtutjeshëm nga detektivët e Specialistëve të Krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit