U shpall fajtor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, gjykata holandeze shpëton Arben Frrokun nga burgimi i përjetshëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.01.2020, 00:31

Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinioin publik në vitin 2013, ku gjatë një atentati mafioz u ekzekutua kryekomisari Dritan Lamaj.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, drejtësia shqiptare shpalli fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm biznesmenin, Arben Frroku, vëllai i ish-deputetit socialist, Mark Frroku.

Frroku u arratis nga Shqipëria drejt Holandës, ku u arrestua në prill të vitit të 2016 në provincën Shiphol, pranë aeroportit ndërkombëtar të Amsterdamit, me dokumente të falsifikuara greke me identitetin Renato Xhepa.

Së fundmi, mediat holandeze raportojnë se Frroku i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi është dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 18 vite burgim, duke zbritur kohën e qëndrimit në paraburgim në Shqipëri dhe në Greqi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i Arben Frrokut, Gerald Roethof.

Mësohet se ai ka thënë se në Holandë nuk mund të aplikohen të njëjtat vendime të gjykatave të huaja për shtetasit e huaj.

Sipas mediave holandeze, Gjykata e Apelit në qytetin e Hagës vendosi që të mos ekstradojë Arben Frrokun në vendin tonë.

Ky vendim u mor me argumentimin se procesi gjyqësor i zhvilluar në Shqipëri, ka pasur probleme dhe vendimi mund të ketë qenë i ndikuar politikisht.

Pas kësaj, ministria shqiptare e Drejtësisë kërkoi që dënimi i Frrokut të kryhet në Holandë.

Kujtojmë këtu që më qershor të vitit 2015, Gjykata e Apelit në Shqipëri e dënoi me burgim të përjetshëm Arben Frrokun, ndonëse ai ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Pas këtij vendimi, Frroku u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tashmë ka mundur t'i shpëtojë burgimit të përjetshëm.

Burimi: Telegraaf|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit