Kjo është arsyeja që gjaku i analizave merret vetëm nga gishti i unazës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2020, 14:46

Ju ka ndodhur që të bëni një analizë të thjeshtë gjaku dhe t’u kenë kërkuar të nxirrni gishtin e unazës? E dini pse merret gjaku aty?

Së pari, gishti i madh dhe gishti i vogël janë shumë të lidhur me krahun. Ndaj nëse merrni ndonjë infeksion, këto gishta e përçojnë dhe e shpërndajnë atë në krahë.

Rrjedhimisht, gjaku duhet marrë në të gjithë gishtat e tjerë përveçse tek i madhi dhe i vogli.

Së dyti, gishti i unazës i ndjen dhimbjet më pak se gishtat e tjerë. Ai “punon” ose sforcohet më pak dhe ka lëkurë më të hollë, favorizuese për të marrë gjak për analizat.

Nëse nuk e sforconi apo e vini shpesh “në punë”, plaga do të shërohet sa hap e mbyll sytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit