Shqiptari i njohur në Amerikë publikon këngën e re, armë, makina dhe shqiponja kuqezi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.10.2016, 14:08

Reperi i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Action Bronson, i cili po korr sukses të madh në karrierën e tij, nuk ndalet së dëshmuari krenari për prejardhjen e tij shqiptare. Ai ka publikuar së fundmi këngën më të re të tij, ku një tjetër djalë pranë tij, ka veshur fanellën e kuqe me shqiponjën dykrenore që e shoqëron gjatë gjithë klipit.

Emri i vërtetë i Bronson është Arian Asllani, ai ka gjithashtu një ndër emisionet më të shikuara të kuzhinës, ku herë pas here përgatit edhe ushqime tradicionale shqiptare. I lindur dhe rritur në lagjen e famshme njujorkeze, ai nuk harron asnjëherë të kujtojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit