Tërmeti i fortë që goditi mbrëmjen e sotme vendin riktheu edhe njëherë frikën dhe panikun tek qytetarët e zonës së Durrësit dhe Tiranës, por jo vetëm.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 21:15 dhe zgjatën disa sekonda. Epiqendra e goditjes së fortë ishte në afërsi të fshatit Bubq.
Fatmirësisht, deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Sipas IGJEUM, magnituta e tërmetit ishte 4.9, ndërsa sipas EMSC ishte 5.0 sipas shkallës Rihter.
IGJEUM ka theksuar se goditja kryesore e orës 21:15 ishte vazhdim i aktivitetit sizmik të tërmetit të 26 nëntorit.
Sipas IGJEUM, goditja kryesore është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla.
Njoftimi i IGJEUM: