Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga operacioni në Astakos të Aitoloakarnania në Greqi, ku u kapën 1.2 ton drogë, si dhe u arrestuan gjashtë shqiptarë. Ata zbuluan se "organizatori" ishte një shqiptar, 41 vjeç, shumë i njohur për drejtësinë greke.
Sipas policisë greke, kreu i organizatës është, Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi.
Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda.
Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Në këtë ngjarje ishte edhe Pemaj prezentë, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë. Në vitin 2010, Pemaj pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij.
Ai jeton në Greqi që prej viteve ’90, ku është arrestuar shumë herë dhe është dënuar për vepra të rënda penale. Në vitin 1998, Pema u dënua për disa vjedhje me dhunë dhe arriti të lirohej vetën në vitin 2006.
Shqiptari u lirua në vitin 2015. Por dy vite më vonë, ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në biznesmenin krye Jurgen Mollën. E pashpejgueshme, por Pemaj ka rritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me koainë. Sot ai ra sërish në prangat e policisë si kreu i bandës që po trafikonte 1.2 ton kokainë, vlera e të cilës arrin në 50 mln euro.
Itinerari i ngarkesës prej 1.2 ton kokaine, ishte nga ishujt Vincent në Karaibe dhe ishte transportuar me jaht deri në lindje të Greqisë, ku ishte vendosur në disa dhoma me qira në një zonë të banuar të Astakos.
Kurse në jahtin me të cilin kishte ardhur droga u gjetën kallashnikovë dhe pistoleta, të cilat policia e konfiskoi.