Propaganda e Rilindjes s’njeh limite, si detyrohen punonjësit e Tatimeve t’u bëjnë “like” postimeve të ministres dhe drejtores së përgjithshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2020, 20:54

Propaganda është një ndër gjërat më jetike për "Rilindjen" dhe mjeti me të cilin përpiqen t'iu hedhin hi syve shqiptarëve, veçanërisht në rrjetet sociale.

Që propaganda të jetë sa më "e besueshme", duhet të përfshihen edhe punonjësit e administratës, të cilët jo rrallë detyrohen t'u pëlqejnë apo shpërndajnë në profilet, faqet ose grupet e tyre, statuse të kryeministrit, ministrave apo drejtorëve përkatës.

Së fundmi, disa foto kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, që tregojnë më së miri se si funksionon meganizmi propagandistik i "Rilindjes".

Fotot janë marrë nga një grup WhatApp-i, i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, Shkodër.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, anëtarëve të grupit, të cilët janë punonjës dhe drejtues të Drejtorisë së Kontrollit Tatimor iu kërkohet të shpërndajnë statusin e ministres së Financave, Anila Denaj, në rrjetet e tyre sociale.

Në mesazhe theksohet se monitorimi i ndjekjes së faqes nga të gjithë do të kryhet nga vetë Ministria e Financave.

Në mesazhe ka edhe ankesa për ata që "nuk kanë bërë like" në postimet e ministres Denaj dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit