Dalin për herë të parë fotot/ Kush ishte e dashura e Aldo Bares dhe biznesmeni i njohur që kontrollonte trafikun

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.01.2020, 23:49

Banda e Lushnjës, e cila drejtohej nga Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare, njihet si një nga organizatat më famëkeqe kriminale që ka operuar në Shqipëri.

Ish-kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, është rikthyer edhe një herë në vëmendjen mediatike.

Ka qenë emisionin "Top Story", që risolli në kujtesë detaje nga historia e bandës së Lushnjës, ku ndër të tjera u fol edhe për ngjarjet që pasuan pas vrasjes së Artur Dajës.

Vrasja e Dajës, nuk plotësoi kënaqësinë e Aldo Bares, pasi ky i fundit nuk ia fali kurrë Bledar Haxhiut faktin që ia solli të vdekur armikun, që donte të torturonte para se ta ekzekutonte.

“Kur pjestarët e grupit shkuan dhe hapën bagazhin dhe e gjetën të ekzekutuar janë bërë keq, tregon gazetari Hoxha.

Për këtë, Haxhiu e pagoi shtrenjtë. Ai nuk u fal, siç i ishte premtuar. Mëngjesin e 23 tetorit të vitit 1998, ai po udhëtonte me një automjet tip fuoristradë së bashku me Artan Sulçen nga qendra e qytetit drejt fabrikës së plasmanit. Në një kryqëzim, e prisnin Petrit Liçi, Erjon Kashari dhe Elton Mermali të cilët hapën zjarr me kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy. Pranë afrohen me pistoleta Edjan Xhafaj dhe Dritan Vila që u dhanë plumbin e sigurisë.

Edjan Xhafaj, organizatori i krimit ishte objektiv i një atentati 6 muaj më vonë, në Qershor të vitit 1999. Ai u vra me armë zjarri në Itali. Ngjarja mbeti e pazbardhur. Po në vitin 1999, në Itali ekzekutohet në rrethana ende të panjohura anëtari tjetër i bandës Gentian Xhaferri i cili i kishte shpëtuar një atentati në Lushnje.

Pas eliminimit të Artur Dajës dhe njerëzve të tij, në Lushnje ligji bëhej nga banda e Aldo Bares. Askush nuk guxonte tu kundërvihej. Gjobat ndaj biznesmenëve dhe grabitjet e pronave ishin diçka e zakonshme në Lushnje.

“Qytetet ishin komplet në zotërimin e bandave dhe çdo gjë vendosej, madje kishte akses dhe në Ministrinë e Rendit”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares kishte ngritur një perandori ekonomike. Ai kishte shtënë në dorë Lagunën e Karavastasë, shkruan "tch". Rreth 90 punëtorë të Ndërmarrjes së Peshkimit ishin bërë aksionarë pas privatizimit. Ata u detyruan të firmosin shitjen e kuotave të tyre për vlera simbolike.

Ndërmarrja ishte në emrin e të dashurës së Aldo Bares, shtetases Denada Kodra, vajza që shihni në foto, imazhi i së cilës publikohet për herë të parë nga Top Story. Kodra, prej asaj periudhe jeton në Bukuresht, ku është lokalizuar para arrestimit edhe partneri i saj.

Italianët përgjuan në atë kohë telefonatën e një pjesëtari të grupit me drejtorin rajonal të Mjedisit. Atij i kërkohet numri i ministrit Lufter Xhuveli për çështjen e Lagunës. Banda kishte në zotërim edhe sport Klub Lushnjen në atë periudhë, bingon e qytetit dhe të tjera aktivitete.

“Si pastaj i takon zotërimit të linjave të trafikut, kryesisht drogës edhe të qenieve njerëzore por dhe shkak të aseteve që me firmat e zyrtarëve socialist të kohës ishin dhënë, stadium, laguna e Karavastasë”, ”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

President i klubit të futbollit për disa vite ka qenë Edmond Bega, një emër tepër i dëgjuar për publikun. Fotoja që shihni, i përket pikërisht Begës dhe është pjesë e dosjes së prokurorisë së Torinos që hetonte bandën e Aldo Bares.

Referuar këtij dokumenti që shihni, pikërisht ky person drejtonte trafikun e drogës për llogari të Aldo Bares. Organizata ishte ndarë në dy pjesë, ajo e Torinos që drejtohej nga Bega dhe ajo e Romës që drejtohej nga Enver Dondollaku. Dukej sikur ato ishin të ndara, por në fakt ishin një rrjet i mirëorganizuar që vepronte për llogari të Aldo Bares. Sipas përgjimeve, Bega, i njohur edhe me emrin Manol Bego, kishte lidhje me policinë shqiptare në atë kohë. Në shumë raste, ai përmes këtyre lidhjeve, informonte pjesëtarët e grupit në Lushnje për çdo lëvizje të policisë që i rrezikonte.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit