Plas keq sherri në mes të Tiranës, të rinjtë ndalojnë makinat dhe gjuajnë me grushta njëri-tjetrin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.01.2020, 00:02

Një tjetër skenë dhune është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, këtë herë jo në urban, por në mes të rrugës.

Disa të rinj janë përleshur me njëri tjetrin në rrugën 5 Maji, në kryeqytet. Sipas një qytetari, i cili ka dërguar videon në redaksinë e JOQ ALBANIA, të rinjtë kanë ndaluar makinat në mes të rrugës, kanë dalë dhe kanë filluar të konfrontohen fizikisht me njëri tjetrin. Nga pamjet shihet qartë se përleshja është masive. Nuk dihen shkaqet e sherrit, por fatmirsisht mes tyre ka patur persona që i kanë ndarë.

Nuk është hera e parë që në Tiranë ndodhin të tilla skena. Më shqetësuesja është se të tilla konflikte ndodhin edhe nga nxënës shkolle, në mes të gjimnazeve, por jo vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit