“Nxorri thikën”/ Plas sherri në urbanin e “Tiranës së Re”, tmerrohen pasagjerët

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.01.2020, 20:15

Një skenë dhune është regjistruar ditën e sotme në një nga linjat e urbaneve në kryeqytet.

Dy burra kanë nxjerrë me forcë nga urbani i “Tiranës së Re” një qytetar, i cili thuhet se po kërcënonte dikë në autobus.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA shihet sesi qytetari nuk dëshiron të dalë nga urbani. Një dëshmitar i ngjarjes shkruan se agresori ka nxjerrë edhe një thikë, që ka tmerruar të gjithë pasagjerët, të cilët kanë dalë jashtë. Dëshmitari shton se personi i nxjerrë jashtë me forcë dukej dehur. Në urban kishte edhe fëmijë, të cilët filluan të qanin pas këtij incidenti.

Nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodhin të tilla skena, mirëpo ajo që është më shqetësuese është se po shtohen dita-ditës.

Deshmitari shkruan:

Pershendetje JOQ Kete Personin Qe E Nxorren Jasht Nxorri Nje Thik Te Madhe Ne Autobuz Duke Sulmuar Dike Ishte I Pir Te Qe t gjith Dolen Jasht ..Kishte e Shum Femij Te Vegjel e fillun tu qajt nrml se u trmeben .. Se ca bohet kshu se di. Te urbani i Tiranes se Re"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit