NATO-ja sjell spiunin e ri, droni i paparë që përshkon botën pa pasur nevojë për karburant

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 18.01.2020, 17:20

“Po të ekzistonte ky dron më 2014, nuk do të ishte aneksuar Krimea” , thotë shefi i NATO-së, Jens Stoltenberg. Me këtë, ai tregon fuqinë e spiunit të ri të NATO-s.

Global Haëks është droni i ri spiun i Nato-s, me të cilin aleanca do të mund të bëjë kërkime të ndryshme nga lartësia. Droni mund të qëndrojë në ajër për 30 orë, arrin lartësi deri në 18 kilometra, transmeton JOQ Kosova

Pritet që ai t`i japë një ndihmesë të vyer njësive në terren dhe të identifikojë në kohë kërcënime të mundshme. Baza e këtij avioni pa pilot është në Sicili. Me të, mund të përshkohet gjysma e botës, pasi për 30 orë fluturon pa qenë nevoja të furnizohet me karburant.

Përmes radarëve dhe sensorëve të avancuar, droni mbledh imazhe të ndryshme të cilat i dërgon pastaj në bazat e njësive të specializuara, që i verifikojnë më tej me imtësi për ndonjë rrezik të mundshëm. Sipas sekretarit të Nato-s, Jens Stoltenberg, falë dronit të ri do të realizohen kërkime shumë më të shpejta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit