Rama i ndërron makinat si “mbreti-gratë”, ky është Mercedesi i ri 150.000 euro që sapo ka marrë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.01.2020, 19:03

Teksa Shqipëria dita-ditës po boshatiset nga largimi masiv i të rinjve, të cilët për shkak të varfërisë, papunësisë, korrupsionit të kudogjendur dhe keqqeverisjes, detyrohen të braktisin atdheun e tyre, për t'u drejtuar drejt vendeve perëndimore për një jetë më të mirë, qeveria dhe vetë kreu i saj, kryeministri Rama, vijojnë të zhyten në luks.

E themi këtë pasi një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania faktin se kryeministri Rama sapo ka marrë një Mercedes të ri të tipit S Class S400, vlera e të cilit sipas tij është jo më pak se 150 mijë euro.

Siç shihet dhe në foto, Rama, duket se nuk është kursyer aspak për të shpenzuar këtë shifër marramendëse, në një kohë kur mijëra familje kanë mbetur pa një strehë mbi kokë për shkak të tërmetit dhe zgjidhja e problemit të tyre duket se është ende shumë larg.

Ajo që vlen të theksohet është se kohë më parë, vetë kryeministri Rama, iu kërkonte ministrave, deputetëve dhe krerëve dhe zyrtarëve të lartë socialistë, të mos bënin shpenzime luksi.

"Bëj siçthem unë, por mos bëj siç bëj unë", kjo shprehje e zgjuar popullore e definon më së miri teknikën e Ramës me të tijët.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, të kapura screenshot nga videot live të tij, Rama ka ndërruar automjetin e tij Mercedes të tipit S500 të vitit 2015 me një mjet më të ri, më luksoz dhe sigurisht më të shtrenjtë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ. Zoti kryeministri jone i nderuar i nderron makinat si ti doje qejfi i tij. Shikoni ai sapo ka marre Mercedesin e ri te tipit S Clas S400. Vlera e saj eshte te pakten 150.000€. Nderkohe qe ai para pak kohesh u thoshte ministrave dhe kryetareve te tij qe te mos benin shpenzime luksi por per vete nuk i kursen taksat e popullit. Nderkohe kjo ka qen makina e vjeter s500 e tipit 2015

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit