Përplasen dy makina në Lezhë/ 6 të plagosur, dy në gjendje të rëndë për jetën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.01.2020, 18:10

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme. Sipas informacit paraprak mësohet se si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Me dije bëhet po ashtu se dy makina janë përplasur me njera -tjetrën. Ky aksident ka ndodhur në urën e Ishull- Lezhës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës. Identiteti i të plagosurëve nuk është bërë i ditur.

Gjithashtu as rrethanat dhe shkaqet se përse ka ndodhur ky aksident nuk janë bërë të ditura. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e plotë.

Foto ilustruese

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit