Meningjiti është një sëmundje e lidhur me inflamacionin e membranave mbrojtëse që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Etimologjia e kësaj sëmundjeje mund të ndryshojë, por simptomat e llojeve të ndryshme janë përgjithësisht të ngjashme.
Konsiderohet se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.
Më poshtë gjeni mënyrat e zbulimit të meningjitit dhe cilave simptoma duhet t’u kushtojnë vëmendje më së shumti.
Ethe të papritura
Një nga simptomat e meningjitit është një ethe që fillon papritmas. Një fëmijë fillon të dridhet dhe vazhdon të ankohet se ka vazhdimisht të ftohtë.
Temperatura e fëmijës së sëmurë rritet shumë shpejt dhe shumë shpesh bëhet e vështirë për ta ulur. Megjithatë, për shkak se kjo simptomë është një shenjë e shumë sëmundjeve të tjera, duhet t’u kushtohet vëmendje faktorëve të tjerë që tregojnë ndryshime në gjendjen e një fëmije.
Dhimbje koke e rëndë
Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga meningjiti shpesh nuk janë thjesht të forta por edhe të padurueshme. Për më tepër, dhimbja mund të ndikojë edhe në qafën e një pacienti, por për shkak të dhimbjes së kokës “therëse” fëmija thjesht nuk mund t’i kushtojë vëmendje qafës.
Shikim i turbullt
Një person i prekur nga meningjiti nuk mund ta përqëndrojë shikimin e tij, prandaj pamja e tij turbullohet.
Dhimbje stomaku, të përziera dhe të vjella
Një person i sëmurë me meningjit humbet oreksin. Kjo ndodh pjesërisht për shkak të të përzierave konstante që mund të pasohen nga dhimbje stomaku dhe të vjella.
Ndjeshmëria ndaj dritës
Një tjetër shenjë e meningjitit është frika nga drita e fortë, sepse shkakton lotim të syve të fëmijës dhe të përziera së bashku me një dhimbje koke që bëhet edhe më e fortë.
Ngurtësi e muskujve të qafës
Një fëmijë me meningjit mund të jetë në një pozicion veçanërisht të dallueshëm: i shtrirë në anën e tij me kokën e hedhur prapa dhe këmbët e tij të kërrusura. Përpjekjet për të zbutur qafën e tij shpesh nuk janë të suksesshme.
Pamundësia për të drejtuar këmbët
Edhe sikur të arrish t’ia përkulësh kokën e fëmijës drejt kraharorit, këmbët e tij në çast përthyhen në gjunjë dhe ato e kanë të pamundur që të shtendosen nga ky pozicion, shkruan "OraNews". Ky fenomen quhet Shenja e Qafës së Brudziński-t.
Me meningjitin, shfaqet edhe Shenja e Kernig, ku fëmija nuk mund të zgjasë tërësisht këmbën e tij nëse është ngritur rreth 90 °.
Skuqje të lëkurës që nuk largohen
Skuqjet e lëkurës janë gjithashtu të mundura me meningjitin. Me këtë test, është shumë e lehtë për të zbuluar një skuqje të thjeshtë që nuk është e lidhur me meningjitin.
Merrni një gotë të pastër, vendoseni atë në pjesën e skuqur dhe shtypeni fort në lëkurë derisa të bëhet e zbehtë. Nëse njollat e kuqe zbehen së bashku me lëkurën, personi nuk ka meningjit.
Nëse skuqja nuk zbehet, atëherë duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.
Çfarë duhet të bëni?
Meningjiti është një sëmundje e rrezikshme, prandaj në qoftë se zbuloni ndonjë nga këto simptoma, menjëherë duhet të telefononi një ambulancë. Ju duhet t’i siguroni personit të sëmurë pushim, qetësi dhe ndriçim të zbehtë në dhomë derisa mjeku të mbërrijë.
Ju duhet të informoni mjekun për të gjitha simptomat e zbuluara.
Mos bëni gabim të refuzoni hospitalizimin kur ekziston dyshimi për meningjit sepse është e mundur të trajtohet në mënyrë efektive vetëm në departamentin e spitalit.