Letra dhe kosh plehrash! Denoncimi i qytetarit: Qendra Shëndetësore në Shkozë, me mbeturina kudo

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 10.01.2020, 20:39

Qendra Shëndetësore në Shkozë mesa duket nuk është inauguruar ashtu siç duhet me fotot që do të shihni pak më poshtë.

Një qytetar ka denoncuar një rast pranë redaksisë së JOQ Albania, ku bën me dije se në ambientin e jashtëm të kësaj qendre janë hedhur disa mbeturina.

Raportohet se institucioni është hapur këto ditë dhe shikojeni se në çfarë gjendje ndodhet.

Në vend që ambienti të mbahet pastër pasi shumë qytetarë marrin shërbime mjekësore, kushtet higjienike në oborr lënë shumë për të dëshiruar.

Letra, mbeturina dhe kosh plehrash shihen ne fotot e denoncuara nga qytetari në JOQ.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. Ka qendra shëndetësore në Shkoz, Ali Dem sot në aksham. Paramendo një qendër shëndetësore në ktë gjendje. Është hap kto dit. Por ska arsye me qen me plehra kudo.

Ndërkohë, që Manastirliu bën propagandë për kushte sa më të mira në spitalet e Shqipërisë, shikojeni me sytë tuaj se ku është gjendja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit