Mishi i pulës është një nga më të konsumuarit dhe të pëlqyer nga njerëzit, prandaj fermerët përpiqen me çdo mënyrë të risin produktet me shpejtësi rekort. Një video e re e fushatës nga “Compassion in World Farming” po kërkon të edukojë njerëzit se çfarë janë në të vërtetë vijat e bardha në disa copëza pule.
Këto striacione të bardha janë një tregues se pula ka një çrregullim të muskujve të quajtur "shirit i bardhë". Nuk është e dëmshme për konsum, por tregon qartë për kushtet në të cilat është rritur pula.
"Rripi i bardhë" degradon cilësinë e mishit duke rritut përmbajtjen e yndyrës në përqindje të madhe.
Po ndodh që rritja e pulave po bëhet shumë shpejt. Sipas Këshillit Kombëtar të Pulave, zogjtë dalin në treg brenda 47 ditëve me peshe 6.4 kg. Pra brenda këtyre ditëve një zog i vogël rritet dhe bëhet një pulë e madhe.
Në vitet 50, do të duheshin 70 ditë që ata të arrinin gjysmën e kësaj peshe. Një eksperiment që përfshin 285 zogj ka zbuluar se 96% e tyre kishin shirita të bardhë dhe gjoks druri, që do të thotë mish i ashpër.
Megjithatë, një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Pulave tha se shirita e bardhë prek vetëm një përqindje të vogël të mishit të pulës, kryesisht zogj më të mëdhenj, jo prodhim të përgjithshëm dhe nuk krijon shqetësime për shëndetin ose sigurinë e ushqimit për njerëzit.