Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.01.2020, 00:15
I cilësuar ndryshe si "profesioni më i vjetër në botë", prostitucioni ushtrohet gjerësisht në vendin tonë, ndonëse është i paligjshëm dhe i dënueshëm.
Në media janë publikuar raste të shumta, ku prostituuohet në qytete të ndryshme të vendit, kryesisht në Tiranë.
Së fundmi, gazetarja Doriana Bezat, ka treguar rastin e një 22-vjeçareje, nënë e tre fëmijëve, e cila ushtronte prostitucion në mes të kryeqytetit.
E ftuar në emisionin "Opinion", gazetarja rrëfeu kalvarin e gjatë të vuajtjeve të 22-vjeçares dhe si ajo përfundoi duke shitur trupin e saj për të mbijetuar.
Ajo tha:
Nga kurioziteti që kam pasur sesi funksionon jeta e një punonjëse seksi unë kam kërkuar që të ndjek një ditë të një vajze, e pagëzova me emrin Lorena për të ruajtur anonimatin e saj. Ishte një vajzë që punën e kishte kthyer në biznes, kishte bërë vetëm 4 vjet shkollë. Nuk kam asnjë aftësi tjetër përveçse të shes trupin, më tha. Ishte nënë e 3 fëmijëve, megjithëse ishte 22 vjeç. Të tre fëmijët i kishte çuar tek Shtëpia e Fëmijës, sepse nuk mundej që t’i rriste e vetme. Më tha qartë, që nëse do që të bisedosh me mua, duhet të blesh kohën time. Unë e kam paguar për të qëndruar me mua dhe për të më treguar jetën e saj. E ka nisur punën që në moshën 13-vjeçare. Jetonte fillimisht në Lushnje, prindërit i vdiqën për arsye të ndryshme, Kaloi në shtëpinë e tezes në Fier, aty u ndje e keqtrajtuar dhe iu drejtua rrugës, ku u vetëshfrytëzua. Fillimisht kishte një bashkëjetues i cili e shfrytëzonte, më pas u nda nga ai pasi pati edhe një fëmijë. Dy fëmijët e tjerë i bëri në rrugë me partnerë që nuk i dinte cilët ishin baballarët e fëmijëve, vetëm për faktin që nuk kishte njohje për ruajtje në marrëdhënie seksuale. Ajo vajzë më tregoi se prostitucioni nuk është aq i fshehtë sa ne e pandehim, apo aq i vështirë. Ajo ishte në mes të Tiranës, pas Muzeut. Mjafton të qëndroj këtu dhe unë arrij të shikoj njerëzit sesi ecin se kush është në gjendje të blejë seks, më thoshte”.
Më tej, gazetarja bëri një deklaratë të fortë, ku tregoi trupin e shesin edhe femra deri në moshën 60-vjeçare.
Gjithashtu, gazetarja deklaroi se vajza 22-vjeçare i kishte treguar se ata që paguajnë për seks janë kryesisht njerëz të arsimuar dhe me profesione të ndryshme.
Ajo shtoi:
Më tregoi se personazhet nuk ishin nga ata që blejnë me 5 mijë lekë. Ishin njerëz me profesione, të arsimuar, dhe përsëri blinin seks nga kjo vajzë. Shkonte në një hotel që ishte shumë pranë zonës së Muzeut ku ajo shkonte, edhe punonjësit e hotelit e dinin këtë aktivitet të paligjshëm, por e lejonin. Aty ishin edhe shumë vajza të tjera, nga mosha minorene, 16 vjeç, deri në 60 vjeç, që ofronin këtë shërbim. Deri në 60 vjeç kam takuar gra që ofronin këtë shërbim”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR